Projektet Tona

HSEM ka lidhur një marrëveshje me Universitetin Polis. Objekti i kësaj marrëveshje është zhvillimi i 3 (tre) kurseve të trajnimit për formim ekspertësh Cilësie (ISO 9001), Ambienti (ISO 14001) dhe Sigurie (OHSAS 18001) HSEM do të jetë ofruesi i kurseve dhe POLIS do të ofrojë mbështetjen e vet logjistike.
Kursi aktivizohet kur realizohet numri minimal i të regjistruarve që duhet të jetë 10 (dhjetë) individë. Numri maksimal i të regjistruarve në një sesion të Kursit është 25 (njëzet e pesë) individë.
Çmimi i çdo kursi formimi është 500 EUR (pesëqind euro), për një çmim total prej 1.500 EUR (njëmijë e pesëqind euro) për regjistrim në të 3 (tre) kurset e ofruara.

CERTIFIKIMET

CERTIFIKIMI ISO 9001
Certifikimi ISO 9001 do t’i japë organizatës tuaj sisteme cilësore që do të sigurojnë bazën për shërbim më të mirë ndaj klientit, motivimin e stafit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës.
CERTIFIKIMI ISO 14001
ISO 14001: 2015 përcakton kriteret për një sistem të menaxhimit mjedisor. Harton një kornizë që një kompani ose organizatë mund të ndjekë për të krijuar një sistem efektiv të menaxhimit të mjedisit. Ajo mund të përdoret nga çdo kompani pavarësisht nga aktiviteti ose sektorët e saj.
CERTIFIKIMI ISO 18001
Ju ndihmon të ndërmerrnu politikat, procedurat dhe kontrollet e nevojshme për kompanine tuaj për të arritur kushtet më të mira të mundshme të punës dhe shëndetit si dhe sigurinë në vendin e punës, në përputhje me praktikat më të mira të njohura ndërkombëtarisht.