TE TJERA

Standartet Iso

Sistemet e menaxhimit të zbatuara në mënyrë të saktë sipas Standardeve Ndërkombëtare ISO garantojnë që produktet dhe shërbimet e ofruara të jenë të sigurta, të besueshme dhe me cilësi të mirë. Për aktivitetin e biznesit, ato janë mjete strategjike që sjellin reduktimin e kostove duke minimizuar mbetjet dhe gabimet, si dhe duke rritur produktivitetin. Me anë të tyre, kompanitë mund të kenë akses në tregje të reja si dhe mundësohet një treg global i ri dhe i lirë.

Inspektimi nga Palë të Treta

Inspektimi nga Palë të Treta i referohet shërbimeve të inspektimit të pavarura të cilat ofrohen nga një organ inspektimi të akredituar. Organet e pavarura shqyrtojnë procesin e prodhimit të një produkti apo një shërbim dhe në mënyrë të pavarur përcaktojnë nëse produkti final është në përputhje me standardet specifike të sigurisë, cilësisë dhe performancës. Ky shqyrtim përfshin shqyrtimet materiale/të formulimit, si dhe inspektimet e strukturave dhe testimet.

Certifikimi i Produkteve

Certifikimi i produktit (vendosja e Markës CE) është një procedurë që ka për synim të vërtetojë se procesi i prodhimit të një produkti është kaluar në shqyrtim, dhe deklaron që produkti është vlerësuar përpara futjes në treg dhe është në përputhje me gjithë kushtet ligjore evropiane dhe/ose vendase. Certifikimi i produktit (vendosja e Markës CE) kërkohet për shumë produkte. Vendosja e Markës CE tregon përputhshmërinë e një produkti me standardet specifike të Bashkimit Evropian dhe mundëson lëvizjen e lirë të produktit brenda tregut evropian. Përveç Certifikimit të Sistemit të Menaxhimit, Përputhshmëria e Markës CE nuk është një proces vullnetar. Vendosja e Markës CE mbi një produkti të eksportuar në Evropë përbën detyrim ligjor për çdo prodhues.

Shërbime Mjedisore

Burimet Natyrore si metalet, mineralet, pyjet, tokat, ushqimi, ajri dhe uji janë të domosdoshme për prosperitetin tonë, por po i përdorim ato në mënyrë tepër të shpejt në krahasim me mundësitë tona për t’i zëvendësuar ato. Pasi popullata botërore shtohet me kalimin e kohës, përdorimi i burimeve duhet të jetë më efikas. Strategji afat‐gjate janë krijuar për shumë vende me qëllim reduktimin e impaktit mjedisor, dhe një pjesë e këtyre strategjive janë tashmë pjesë e legjislacioneve dhe ndryshimeve të politikave. Përmbushja e kërkesave për vendosjen e standardeve mund të jetë sfide shume e madhe për shumë kompani, pasi shumë ndryshime duhen sjellë në operacionet e përditshme dhe në menaxhim. Një detyrë kryesore është garantimi i përputhshmërisë ligjore dhe angazhimi në përgjegjësitë mjedisore. Në TBI Consulting, ofrojmë shërbime mjedisore me cilësi shumë të lartë ndaj operatorëve publikë dhe privatë. Punojnë më klientët tanë për të zhvilluar një fushë veprimi të qartë dhe koncize, dhe për të ofruar llojin e informacioneve që u nevojitet klientëve tanë për të marrë vendime të sakta.

SIGURIA USHQIMORE

Ushqimi i pasigurt ka qenë një problem për njerëzimin gjithmonë. Megjithëse qeveritë nëpër botë po bëjnë maksimumin e tyre për të përmirësuar sigurinë e zinxhirit ushqimor, rreziqet ushqimore mbesin një çështje me rëndësi të madhe në gjithë shtetet.

Siguria Ushqimore është një pjesë themelore e praktikës tonë të konsulencës. Ne sjellim një këndvështrim të ri të sigurisë ushqimore duke kombinuar eksperiencë të gjerë dhe praktike me njohuri të thelluara mbi detyrimet e biznesit që përcaktojnë një aktivitet të suksesshëm.

LEGJISLACIONI

VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 1998:
• VKM.Nr. 461, date 22.7.1998.Per regjistrin qe mban punedhenesi per aksidentet.Ne pune dhe per semundjet profesionale
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2001:
• VKM Nr. 692, datë 13.12.2001.Ndryshuar me VKM Nr.742, datë 6.11.2003,Për masat e veçanta të sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit në punë
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2005:
• VKM Nr. 788, datë 14.12.2005 Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2008:
• VKM Nr.100, datë 3.2.2008.Për përcaktimin e substancave të rrezikshme
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2010:
• VKM Nr 312, datë 5.5.2010, për miratimin e Rregullores “Për sigurinë në kantier”. • VKM Nr. 1012, datë 10.12.2010 për miratimin e Rregullores “Për sinjalet në kantier dhe vendin e punës”.
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2011:
• VKM Nr.107, datë 09.02.2011“ Për përbërjen, rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Përfaqësuesit të Punëmarrësve’’ • VKM Nr.108 datë 09.02.2011“Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë’’ • UDHËZIM Nr.1, dt 16.6.2011Për disa ndryshime në udhëzimin nr.3, datë 15.2.2001 të këshillit të ministrave “për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar • VKM Nr.613, datë 7.9.2011.Për miratimin e rregullit teknik “për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve në mjedise të hapura në lidhje me emetimin e zhurmave VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2013: • VKM Nr. 562, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Përdorimin e Pajisjeve të Punës në Vendin e Punës”. • VKM Nr. 563, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale në Vendin e Punës”. • VKM Nr. 564, datë 3.7.2013, për miratimin e Rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Vendin e Punës”.
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2014:
• VKM Nr. 520, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me kancerogjenët dhe mutagjenët në punë”. • VKM Nr. 521, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për punën me pajisje me ekran shfaqës”. • VKM Nr. 522, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me agjentët kimikë në punë”. • VKM Nr. 523, datë 6.8.2014, për miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për mbrojtjen e punëmarrësve lidhur me punën e krahut me ngarkesa” dhe shfuqizimin e paragrafit 15.1 deri 15.10, të Shtojcës V, të VKM Nr. 312, datë 5.5.2010, të “Për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier”. • VKM Nr. 550, datë 27.8.2014 për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë në punë”. • VKM Nr. 841, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me dridhjen mekanike në vendin e punës”. • VKM Nr. 842, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me zhurmën në vendin e punës”. • VKM Nr. 843, datë 3.12.2014.Për miratimin e rregullores “për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me rrezatimet jojonizuese në vendin e punës • VKM Nr. 844, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin jojonizues në vendin e punës”.
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2015:
• VKM Nr. 384, datë 06.05.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve në risk nga atmosferat shpërthyese”. • VKM Nr. 594, datë 01.07.2015 “Për Miratimin e listës së sëmundjeve profesionale”. • VKM Nr. 632, datë 15.7.2015 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin nr. 108, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”. • VKM Nr. 634, datë 15.7.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për prezantimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë të grave shtatzëna dhe nënave të reja”. • VKM Nr.709, datë 26.8.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe të shëndetit në punë në bordin e mjeteve lundruese të peshkimit”. • VKM Nr. 969, datë 2.12.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për mbrojtjen e sigurisë e të shëndetit të punëmarrësve në industritë minerare nxjerrëse, sipërfaqësore dhe nëntokësore”. • VKM Nr. 1060, datë 23.12.2015.Për miratimin e rregullit teknik “për makineritë”1 dhe pёrcaktimin e listёs së standardeve të harmonizuara • Nr. 1061, datë 23.12.2015 Për miratimin e rregullit teknik "per pajisjet elektrike te Projektuara per perdorim brenda disa kufijve të tensionit"1 dhe percaktimin e listes së standardeve të harmonizuara
VKM TE MIRATUARA NE ZBATIM TE LIGJIT PER SIGURINE DHE SHENDETIN NE PUNE MIRATUARMË 2016:
• VKM Nr. 639 datë 07.09.2016 “Për rregullat, procedurat dhe llojet e testeve ekzaminuese mjekësore, që do tëkryhen në varësi të punës që kryejnë punëmarrësit, si dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit mjekësor në punë”.